MENU
klinika

Detajet

Has/ Makina përplas të moshuarin për vdekje

01.02.2019 - 20:38

Një i moshuar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Has.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Krumës, poshtë spitalit.

Shtetasi A.A., banues në Zahrisht duke drejtuar mjetin tip “Rang Rover”, ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.