MENU
klinika

Postimi

Thaçi përgënjeshtron mediat serbe: Shpifje, unë me UÇK-në…

09.02.2019 - 21:36

Në mediat serbe qarkulloi lajmi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë ftesë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tij, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës nëse një e tillë do të dërgohej drejt tij.

Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar lajmin e publikuar në mediet serbe se javë më parë ai është intervistuar nga Gjykata Speciale. Lajmi i tillë, i botuar në ‘Novosti’ bazuar në burime diplomatike, është quajtur ‘shpifje’ nga i pari i Kosovës.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe”, shkruan Thaçi në Facebook.

Po Thaçi, është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet një ftesë të mundshme të kësaj Gjykate.

“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, shtoi ai.

Ai e ka quajtur të dinjitetshme luftën e UÇK-së.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”, tha Thaçi.