MENU
klinika

Deklarata

Hoxha ndërton shtëpi me paratë e të tjerëve? Naim Abazi sqaron gjithçka

27.02.2019 - 13:53

Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta pasi Naim Abazi tha se hoxha Halil Kastrati shtëpitë po i ndërton me kontributin e të tjerëve.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Mihrije Braha janë përballur me fyerje nga më të ndryshmet nga përdoruesit në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që Abazi të sqarojë gjithçka.

Në një video të publikuar, këngëtari thotë se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe se ai ka shumë respekt për Halilin, për shoqatën e tij dhe për bamirësitë që bën ai.

Naim Abazi kërkon falje publike

Naim Abazi kërkon falje publike

Gepostet von Revista Kosovarja am Montag, 25. Februar 2019

Kujtojmë se i gjithë debati nisi kur Naim Abazi në emisionin ‘Mirage’ foli rreth karrierës së tij muzikore dhe asaj televizive, jetës private, por i ka thënë edhe disa fjalë për hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati.

“Nëse unë i këndoj hoxhës në ditëlindje pa pare dhe ajo që u përfol se Halil Kastrati ndërton shtëpi ndërsa unë dhe Mihrija festojmë ditëlindjen bashk me kreun e BFI-së në Maqedoni është skandaloze, Halili ndërton shtëpi me para të njerëzve që ja dhurojnë ndërsa unë ndihmoj me parat që i fitoj vetë”-ka thënë mes tjerash Naim Abazi në intervistën për Mirage.

Por siç u përmend dhe më sipër Abazi tha se e gjithë kjo është një keqkuptim nga mediat, dhe se ai nuk ka pasur për qëllim të fyejë askënd.