MENU
klinika

“Glen është ‘vrarë’”

Humbësja më e madhe e çmimeve “Oscar”?!

25.02.2019 - 20:32

Është nominuar 7 herë në çmimet “Oscar”, por kurrë nuk ka mundur të dalë fituese! Aktorja e famshme Glenn Close dështoi edhe këtë vit, edhe pse ishte e nominuar.

Ajo u nominua në kategorinë për rolin më të mirë femëror në filmin “The Wife”, por humbi në konkurrencë me kolegen Olivia Colman, e cili fitoi një çmim për rolin në “The Favourite”.

Twitter ishte duke u “djegur” natën e kaluar dhe përdoruesit e këtij rrjeti social, megjithëse e përgëzuan Colmanën, nuk mund të besonin se një tjetër aktore legjendare ikën pa fituar një Oscar.

“Çfarë duhet të bëjë Glenn Close për të fituar një Oscar”, “Glen është vrarë”, “Është e pabesueshme që i ka ikur edhe një tjetër Oscar”, janë vetëm disa nga komentet që u bën në rrjetet sociale pasi që aktorja shkoi në shtëpi pa një statujë të artë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN