MENU
klinika

Detaje

Humbja e pasaportave drejt Greqisë, Rama mbledhje me Ministrinë e Jashtme

25.02.2019 - 09:18

Humbja e pasaportave drejt Greqisë ka sjellë edhe mbledhjen e Ministrisë së Jashtem shqiptare.

Mësohet se pjesë e mbledhjes është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Humbja e pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilat ishin dërguar nga qeveria shqiptare u bllokuan në Kakavijë nga Policia Greke.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë të merrnin pasaportat e reja.

Pasaportat po transportoheshin drejt Greqisë me çanta që zakonisht transportohen rroba dhe janë dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Ashtu sikurse u raportua çanta nuk shoqërohej nga asnjë përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.

Për Policinë Greke në Kakavijë çanta ngjalli dyshime dhe u bllokua.

Bllokimi erdhi pasi u dyshua për trafikim të pasaportavve shqiptare ndërkombëtare.

Gjithashtu në prangat e Policisë Greke ka përfunduar edhe shoferi i autobusit.