MENU
klinika

Detajet

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet në Elbasan

02.02.2019 - 11:22

Një 45 vjeçar, banues në Cërrik, është arrestuar nga policia e Elbasanit për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka rënë shtetasi Jorgo (Gazment) Selmani.

Policia thotë se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Barit në Itali e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.