MENU
klinika

Mbledhja e grupit të PD

I gatshëm për djegien e mandatit? Berisha: Prova e këtij vendimi…

18.02.2019 - 12:21

Edhe ish-kryeministri Berisha ka shprehur mendimin e tij në lidhje me djegien e mandateve gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së.

Berisha është shprehur pro deklaratës së Bashës dhe ka theksuar se duhen akte që çojnë në rrëzimin e kryeministrit Rama.

“Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë.

berisha basha-konica.al

Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”, ka deklaruar Berisha në mbledhjen e grupit të PD.