MENU
klinika

Ngjarja në Vlorë

I mituri mbërriti pa jetë në spital, merren në pyetje prindërit

08.02.2019 - 10:08

Dalin detaje të reja pak orë pasi një 14-vjeçar mbërriti pa shenja jete në spitalin e Vlorës, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Dyshimet e para të mjekëve por edhe familjarëve lidhen me një intoksikim të mundshëm. Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të nxjerrë shkaqet e vdekjes së të miturit.

Policia e Vlorës ka nisur sakaq hetimet duke marrë në pyetje familjarët. Këta të fundit në gjendje të rënduar psikologjike kanë thënë se djali ka qënë në gjumë dhe se dyshonin që ai mund të jetë helmuar.

Prindërit po ashtu kanë deklaruar se P. Petritaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e tij.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN