MENU
klinika

Emiliano Sala

Imituan rrëzimin e avionit, arrestohen

10.02.2019 - 13:49

Nëse shumë shprehin ngushëllime për futbollistin argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën kur avioni që po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u rrëzua, dy tifozë janë treguar ekstrem.

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur ditën e djeshmë në takimin mes Southampton dhe Cardiff, e fituar nga vendasit 2-1.

Dy tifozë të ekipit vendas imitonin gjestin e një aeroplani dhe gjithë skena është filmuar nga një kamera amatore. Gjesti është dënuar rëndë dhe tifozët janë arrestuar pas ngjarjes. Klubi i Southampton madje ka lëshuar edhe një deklaratë.

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me policinë për të evidentuar të tilla raste të turpshme kundrejt tifozëve të Cardiff-it. Kjo sjellje e shëmtuar është e patelerueshme. Klubi do të mbajë qëndrim”.

Megjithatë, tifozët janë liruar pas arrestimit dhe u është ndaluar hyrja në ambientet e stadiumit për 3 vjet.