MENU
klinika

Të dhënat nga INSTAT

Importet nga Kolumbia/ Rriten me 136%, “lulëzon” sektori…

05.02.2019 - 09:59

Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi të dhënat në lidhje me importin nga shteti i Kolumbisë drejt Shqipërisë.

Bazuar në të dhënat e INSTAT vëmë re një rritje të fortë të importeve nga Kolumbia gjatë 3 viteve të fundit.

Gjatë 2018 u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë 2 miliardë lekë.

Këto mallra shënojnë një rritje me 136% në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë se rritja e importeve nga Kosova.

Grupmallrat kryesore:
1-Frutat dhe arrat e lëngshme (banania)
2-Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara

Importi i bananave:

-Në 2016, importi i bananeve u rrit 21 herë më shumë dhe kjo rritje vijoi edhe në 2017 dhe 2018.

-327 milionë lekë ishte vlera e importeve të bananes në 2018, duke kapur kështu një rritje me 11%.

Importi i Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara:

-Importi i tyre nisi në 2015.

-Në 2016 ky grup kapi vlerën e 7 milionë lekëve.

-Në 2018 pësoi një rënie me 25%.

Importi i Lëndëve djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre:

-Importi i këtyre produkteve ka “lulëzuar” për 2018, duke ndikuar në rritjen e fortë të importeve në 2018-n.

-Nisi të importohet në 2017.

-Në 2017 kapi vlerat e 170 milionë lekëve.

-Në 2018 pësoi një rritje të madhe, duke kapur vlerat e 1.4 miliardë lekëve./ E.S