MENU
klinika

Serie A, java 24

Inter vuan, por ia del ndaj Sampdorias

17.02.2019 - 20:04

Inter ka vuajtur jo pak për të marrë tri pikët në shtëpi ndaj Sampdorias, teksa ka fituar 2-1, duke përforcuar pozitat në vendin e tretë, 4 pikë larg Milanit të vendit të katërt.

Një pjesë e parë për t’u harruar nga të dyja skuadrat, që u ndez vetëm në fund, por që gjithsesi, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë është shumë ndryshe, të dyja skuadrat provojnë të shënojnë dhe rastet janë të shumta. Megjithatë, ndeshja zhbllokohet në minutën e 73-të nga D’Ambrosio.

Por Sampdoria shuan shumë shpejt festën e tifozëve zikaltër, kur Gabbiadini 3 minuta më pas barazon shifrat pas një rrëmuje në zonën e Interit. 1-1 dhe ndeshja është e hapur sërish.

Goli i fitores vjen shumë shpejt nga vendasit. Pas një goditje këndi, topi shkon te Nainggolan, që në hyrje të zonës gjuan fort dhe shtang portierin mik. Rastet nuk kanë munguar përsëri për të dy ekipet, por nuk ka më gola dhe Inter merr “frymë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN