MENU
klinika

Stadiumi në Tiranë

Ja me kë dhe kur inagurohet “Arena Kombëtare”

06.02.2019 - 18:58

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur si objektiv që ndeshjen e dytë që do të luajë në vendin tonë në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020, atë të qershorit kundër Moldavisë, ta zhvillojë në “Arenën Kombëtare”.

Ndonëse punimet janë ende larg kryerjes së tyre, as nuk është filluar të vihet dorë mbi pjesën e fushës e aq më pak rrethimet e saj, apo vazhdon edhe debati në distancë me Ministrinë e Financave, FSHF i ka komunikuar UEFA-s së dëshiron që të luajë aty ndeshjen ndaj moldavëve.

Takimi i parë, ai i marsit ndaj Turqisë do të luhet në Shkodër, ndërsa stadiumi i qytetit verior si dhe ai i Elbasanit mbeten “rezervë” nëse dështon plani me “Arenën Kombëtare”.

Por sipas “SuperSport”, FSHF u ka garantuar ndërkombëtarëve se ky impiant do të jetë i kolauduar dhe gati për duelin e qershorit, duke i dhënë fund punimeve e hapur dyert për tifozët.

Ndaj në 5 muajt e ardhshëm pritet që të shtohet doza e punimeve e sidomos të zgjidhen edhe problemet teknike e ato burokratike që kanë lindur në periudhën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN