MENU
klinika

Festivali i Këngës në Eurovizion

Jonida Maliqi në Tel Aviv, mediat izrelite shkruajnë për këngëtaren shqiptare

10.02.2019 - 19:47

Gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”, në një artikull kushtuar konkurrentëve të Festivalit Europian të Këngës, ka realizuar një profil edhe për këngëtaren shqiptare, Jonida Maliqi e cila do të paraqitet me “Ktheju tokës”.

Me afrimin e Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest) – i cili këtë vit do të zhvillohet në Tel Aviv, nga 14-18 maj – gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”, përveç pjesëmarrësve të tjerë, i ka kushtuar një hapësire edhe prezantimit të këngëtares shqiptare.

Ja çfarë shkruan portali online i gazetës së njohur, Ynet.co.il, në versionin e saj hebraisht, në shkrimin me titullin: “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion”.

jonida maliqi-konica.al

“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj.

Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në Festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticionin më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës.

Maliqi sjell në stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e “The Voice” në Shqipëri”, shkruan gazeta izraelite, që ka publikuar edhe videon e këngës.

Në vitin 2019, 44 vende do të marrin pjesë në Izrael në Eurovision në Tel Aviv. 36 vende do të performojnë në gjysmëfinalet më 14 dhe 16 maj, duke shpresuar që të kualifikohen për finalen më 18 maj.

jonida maliqi-konica.al

Vendi pritës Izrael dhe vendet e ‘Big Five’ – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe – kualifikohen automatikisht për finale.

Izraelitja Neta Barzilai është fituesja e fundit e Eurovizionit, me këngën “Toy”.

Të tre shfaqjet do të bashkëprodhohen nga EBU dhe Korporata e Transmetimit të Izraelit – KAN.

Kostoja totale e mbajtjes së Festivalit të Këngës në Eurovizion në Izrael në vitin 2019 do të jetë rreth 35-45 milionë euro.// Izraelisot

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës