MENU
klinika

Trajneri portugez

Jose Mourinho do të drejtojë në Francë?

18.02.2019 - 12:52

Trajneri portugez Jose Mourinho intrigon sërish mediet në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka thënë se mundësia për ta vazhduar karrierën në një ligë të re do të ishte përvojë fantastike për të.

Mourinho pranon se liga elitare e Francës, Ligue 1, është në radarin e tij. Portugezi me përvojë u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester United në dhjetor dhe tashmë e ka refuzuar një ofertë për ta marrë drejtimin e Benficas.

Portugezi, i cili thuhej se do të mund të emërohej trajner i Paris Saint-Germain, ka punuar edhe në Spanjë, Itali, Angli dhe Portugali, por dëshiron përvojë të re.

“Mund ta parafytyroj veten si trajner në Ligue 1. Unë jam njeri i cili ka punuar në katër vende të ndryshme. Më pëlqen të njoh kulturat tjera”, – tha Mourinho.

Jose mourinho
Jose mourinho

“Të punoj në një kampionat të ri do të ishte fantastike për mua. Tani për tani jam i qetë, po përpiqem të jetoj më mirë me familje dhe miq dhe të punoj në qetësi me shpresë për një mundësi për t’u kthyer në futboll”, – përfundoi Mourinho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN