MENU

Trajneri portugez

Jose Mourinho gjen punë në…Rusi

11.02.2019 - 16:44

Rreth dy muaj më parë Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United, duke humbur edhe mundësinë që të vazhdonte rrugëtimin e tij me “Djajtë e kuq” në Champions League.

Por trajneri portugez do të jetë përsëri protagonist i turneut, këtë radhë duke komentuar pikërisht ish-skuadrat e tij si Real Madrid e Manchester United, pasi ka nënshkruar një kontratë me televizionin rus “Russia Today”.

Ashtu si në Botëror, Mourinho do të komentojë paraqitjet e skuadrave dhe do të bëjë analizën teknike të ndeshjeve për televizionin rus, në emisionin “Në vijën e fushës me Jose Mourinhon”.

“Mbulimi i Botërorit ishte një eksperiencë e madhe dhe pres me padurim mundësinë që të bashkëpunoj me këtë ekip fantastik”, – tha Mourinho.

Ai bëri shumë bujë në verën e kaluar duke parashikuar me saktësi disa prej rezultateve të ndeshjeve, por këtë radhë për ta parë në veprim duhet pritur data 7 mars, pasi të jenë luajtur një pjesë e ndeshjeve me eliminim direkt.

Puna e tij e re u prezantua nëpërmjet një video në kanalin rus, aty ku portugezi tha: “Do të flasim për futbollin, për çfarë mund të flas tjetër unë?!”. Kujtojmë që 56-vjeçari punoi me BeIn Sports në Katar muajin e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mashtrimet fiskale në Spanjë

Mourinho pranon 1 vit burg për 3.3 mln euro


“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro