MENU

Nga The Guardian

Kashmiri, rajoni që ndan edhe bashkon Indinë me Pakistanin…

27.02.2019 - 16:18

India dhe Pakistani duhet të shmangin luftën dhe të kërkojnë një rrugëdalje nga konfrontimi.

Lufta e fjalëve mes Indisë së armatosur bërthamore dhe Pakistanit është një kujtesë se Kashmiri mbetet, sipas fjalëve të ish-presidentit amerikan Bill Klinton, “vendi më i rrezikshëm në botë”.

Konflikti i këtij muaji u shkaktua kur më shumë se 40 ushtarë indianë në Kashmir të Indisë u vranë. Jaish-e-Mohammed (JeM), një grup terrorist i bazuar në Pakistan, mori përgjegjësinë për sulmin.

Rajoni Himalayan i Kashmirit pretendohet nga India dhe Pakistani dhe të dy luftuan tri luftëra qëkur territori u nda mes tyre në vitin 1947.

Delhi duhet t’i rezistojë thirrjes për t’u përgjigjur në mënyrë ushtarake. Pakistani, nga ana e tij, duhet të veprojë kundër grupeve terroriste, të cilat pavarësisht se janë të ndaluara, veprojnë pa u ndëshkuar. Të dyja duhet të kërkojnë një rrugëdalje nga konfrontimi.

Në vitin 1999, bota ishte në prag të një lufte rajonale e cila do të shkaktonte jo vetëm dhjetëra miliona vdekje, por pasojat e të cilave do të kishin gjymtuar furnizimet globale bujqësore. Por konflikti u shmang.

Udhëheqja si në Indi ashtu edhe në Pakistan duhet të shmangë një krizë të huaj. Mbetet të presim e të shohim sesi Narendra Modi i Indisë do t’i përgjigjet bombardimeve. Modi është zotuar të “marrë hak për secilën gjakderdhje”.

Kryeministri i Indisë duhet të kërkojë paqe në Kashmiri. Qasja e tij militariste e ka çuar shtetin në prag katastrofe.

Kryeministri i ri i Pakistanit, Imran Khan, gjithashtu ka paralajmëruar hakmarrje. Islamabad thotë se ka mbyllur selinë e JeM në provincën Punjab. Fuqia e vërtetë në Pakistan është ushtria e vendit dhe zyrtarët e saj kanë thënë se ata janë “plotësisht të përgatitur për një përgjigje të përshtatshme për çdo agresion”.

Ushtria pakistaneze është mësuar me idenë se armët e saj bërthamore mund të parandalojnë epërsinë ushtarake tradicionale indiane. Por dy vjet më parë forcat indiane bënë sulme ndërkufitare pas një sulmi të JeM, ndonëse për fat të mirë tensionet u zbehën.

Çdo krizë serioze tani rrezikon një shkëmbim të mundshëm bërthamor. Ndaj, është e nevojshme për t’i larguar të dy kombet nga një rreth vicioz që i lidh ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasje në rajonin e Kashmirit

India e Pakistani në prag lufte?

Si ndikon lufta në Afganistan?

Pakistani, vendi ku terrorizmi nuk “shuhet”…