MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Kastrioti mposht Skënderbeun dhe shpreson

02.02.2019 - 15:58

Pavarësisht ngjarjes në prag të ndeshjes, ku janë dhunuar 3 futbollistë të Skënderbeut nga tifozë të Partizanit në Fushë-Krujë, ndeshja është luajtur dhe Kastrioti ka fituar 2-1 në “Redi Maloku”.

Ka pasur jo pak tension në fillim të ndeshjes, madje është organizuar edhe një mbledhje mes delegatit dhe përfaqësues të dy klubeve, ku në fund është vendosur që takimi të luhej.

Dy ekipet janë përpjekur shumë në pjesën e parë, por nuk ia kanë dalë dot të gjenin rrugën e rrjetës. Ishin vendësit më kërkues, ndërsa Skënderbeu është përpjekur me kundërsulm.

Për të ardhur në minutën e 58-të. Ymeraj kalon në avantazh krutanët. Pas një krosimi nga këndi, mesfushori shkodran i ka shpëtuar mbulimit të Abazit duke goditur saktë me kokë.

Skënderbeu ka reaguar dhe goli ka ardhur në minutën e 80-të nga Oto John, pikërisht një nga lojtarët që pretendohet të jetë goditur pa filluar takimi.

Megjithatë, vendësit ngulmojnë shumë sërish nuk pajtohen me këtë rezultat. Në fund ia arrijnë të shënojnë golin e fitores me anë të Roger. Kastrioti lë vendin e fundit dhe shpreson shumë, ndërsa Skënderbeu pëson humbjen e pestë radhazi.

KASTRIOTI – SKËNDERBEU    2-1

Ymeraj 58’, Roger 93’/ Oto Jojn 80′

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roger, Bardhi, Vatnikaj (Kalaja 65′). Trajner: Bledar Devolli.

 Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Taipi, Pervan (Oto John 63′), Toskiç (Kurti 68′), Gripshi, Hoxhaj (Asani 68′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi.

Kartonë të verdhë: Vatnikaj 51’/ Toskiç 33′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Klodian Shahini

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 20

Tirana ndalet pas tri fitoreve radhazi