Menu

Bisedimet në Spanjë

‘Katalonia’ ngrihet në protesta masive kundër planit të qeverisë

10.02.2019 - 18:08

Mijëra protestues janë mbledhur në Madrid të dielën në shenjë qëndresë kundër planit të Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime.

Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën, shkruan REL.

katalonja proteste-konica.al

Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.