MENU
klinika

Kursi

Këmbimi Valutor/ Euro mbetet në vend, dollari pëson…

12.02.2019 - 11:23

Dita e sotme ka shënuar luhatshmëri për monedhat kryesore ndërkombëtare. Euro ka mbetur në nivelin e 124 lekëve këtë të martë.

Megjithatë pavarësisht se valuta europiane nuk ka ndryshuar, Dollari amerikan po vijon të shënojë rritje në tregun e këmbimit valutor. Monedha është forcuar ndjeshëm ndaj valutës kombëtare me 0.6 lekë për njësi dhe këmbehet sot me 110 lekë në blerje dhe 110.6 lekë në shitje.

Paundi britanik ka pësuar ulje gjatë ditës së sotme duke kapur kuotën e 141.2 lekëve, duke u ulur kështu me 0.1 lekë, kjo ndikuar edhe nga tensionet e fundit për marrëveshjen e Brexit.

Për sa i përket valutave të tjera, Dollari australian ka mbetur i pandryshuar duke u këmbyer gjatë ditës së sotme në tregjet e këmbimit valutor me 77.5 lekë.

Dollari kanadez ka pësuar rritje me 0.3 lekë duke kapur kuotën e 82.5 lekëve ndërsa Franga zvicerane ka pësuar ulje me 0.1 lekë duke u këmbyer këtë të martë me 109.2 lekë.