MENU
klinika

Kursi

Këmbimi valutor/ Si nisi java për euron dhe dollarin?

04.02.2019 - 10:10

Në tregun e këmbimit valutor vendas java ka nisur pozitive për euron.

Valuta e eurozonës është forcuar lehtë me 0.3 pikë ndaj monedhës kombëtare, lekut. Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.5 lekë në blerje dhe 125.1 lekë në shitje.

Ndërkohë, të njëjtin trend rritës ka ndjekur gjithashtu edhe valuta britanike në këtë fillim jave , e cila ka zhvlerësuar lehtë me 0.2 pikë lekun, për t’u ngjitur në kotën e 108 lekëve.

Nga ana tjetër, dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së hënë dhe vijon të këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 142 lekë në blerje dhe 143 lekë në shitje.

Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez ka regjistruar një rritje të konsiderueshme me plot 0.6 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta këmbehet të hënën për 82.8 lekë në blerje dhe 83.5 lekë në shitje.

Ndërsa kanë mbetur në të njëjtat vlera me ditën e premte dollari australian dhe franga zvicerane. Valutat vijojnë të këmbehen respektivisht për 78.5 dhe 109 lekë edhe gjatë ditës së hënë.