MENU
klinika

Kursi

Këmbimi valutor/ Surprizon Paundi britanik, Euro fiksohet…

08.02.2019 - 12:34

Tregu i këmbimit valutor është mbyllur këtë javë me disa luhatje në shportën e valutave kryesore ndërkombëtare.

‘Surpriza’ e ditës së premte në kursin e këmbimit ka qenë paundi britanik, i cili ka tentuar të rimarrë veten pas ndalesës së bërë dy ditë më parë.

Sterlina është forcuar me plot 0.5 pikë kundrejt monedhës kombëtare lekut, për t’u ngjitur në kuotën e 141.3 lekëve.

Ndërkohë, dollari amerikan nga ana tjetër ka ndalur rritjen gjatë ditës së sotme, për të mbetur në të njëjtat vlera me ditën e enjte.

Valuta këmbehet edhe sot për 109.3 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Luhatje nuk ka regjistruar as valuta e eurozonës, e cila tashmë për të tretën ditë radhazi këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 124 lekë.

I pandryshuar ka mbetur njëkohësisht edhe dollari australian, i cili ashtu si edhe një ditë më parë blihet me 77.3 lekë dhe shitet me 78.2 lekë.

Ndërsa, franga zvicerane është rritur minimalisht me 0.2 lekë për njësi, për t’u ngjitur në kuotën e 109 lekëve. Dollari kanadez nga ana tjetër është zhvlerësuar lehtë nga leku me 0.3 pikë për të zbritur në nivelin e 82 lekëve.