MENU
klinika

Çmime të çmendura

Plane për udhëtim? Më lirë fluturoni në muajt…

18.02.2019 - 10:10

Nëse vitin e kaluar në fillim dhe në fund të muajt gusht jeni përballur me çmime të “çmendura”, për gjysmën e parë të këtij viti ka një lajm të mirë për të gjithë udhëtarët.

Këtë vit nëse biletën vajtje-ardhje për Itali e prenoton në avancë, e gjen edhe për 100 euro, ndryshe nga viti i kaluar ku një biletë për në Itali kapi shifrën e 300 euro.

Çmimet e biletave këtë vit janë në nivele të ulëta dhe për shumë destinacione europiane mund të gjesh bileta me çmim të arsyeshëm.

Bileta për muajin mars:

-Në Romë mund të shkosh e të vish me 140 euro
-Në Londër mund të shkosh e të vish me 120 euro
-Në Budapest shkon e vjen me 100 euro
-Në Dortmund një biletë vajtje-ardhje kushon 130 euro
-Në SHBA deri në muajin qershor biletat janë 600-700 euro vajtje-ardhje.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

aeroporti tirane-konica.al

Ky nivel i ulët çmimesh nuk do të jetë i njëjtë edhe në verë. Në këtë stinë pritet sërish shtrenjtim biletash.

Biletat për muajin korrik:

-Në Londër mund të shkosh me 70 euro, por në kthim do u kushtojë 370 euro
-Në Dortmund bileta vajtje-ardhje shtrenjtohet me 210 euro
-Në Budapest nuk mund të gjesh biletë më të lirë sesa 250 euro
-Në Itali, një biletë vajtje-ardhje për në Romë kushton mbi 200 euro.

Bumin më të madh të rritjes së çmimeve të biletave e pëson SHBA. Çmimet e biletave për në Shtetet e Bashkuar kërcejnë më rreth 1000 euro më shumë.

Nëse keni planifikuar të udhëtoni, biletat duhet ti planifikoni muaj më herët, në mënyrë që në verë të mos përballeni me çmime të papërballueshme./ E.S