MENU
klinika

Deklarata

Këshilltari i Ramës zbulon arsyen që prindërit e vajzës dolën hapur

08.02.2019 - 21:19

Pas kryeministrit Edi Rama edhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reagur ndaj kritikave për publikimin e imazhit të prindërve të minorenes në Kavajë.

Fuga shkruan se politikanët dhe mediat ishin arsyeja se përse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur.

“Ata politikanë dhe media që shfaqen sot gjasme të indinjuar për vizitën e @elisaspiropali tek familjarët e vajzës në Kavajë janë pikërisht arsyeja pse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur me atë mesazh të drejtpërdrejtë në ERTV”, shkruan Fuga.