MENU
klinika

'Solomoni' në Berat

Koha e Holokaustit/ Muzeu që ngërthen historinë 500-vjeçare

09.02.2019 - 23:24

Simon Vrusho, studiuesi i njohur, mësohet të jetë ndarë nga jeta, ditën e sotme.

Veçanërisht vitin e fundit përgjatë 2018-ës, veprimtaria e tij u lidh mjaft me administrimin dhe drejtimin e muzeut ‘SOLOMONI’, në Berat.

‘Simoni i Hebrenjve’ të Beratit, dhe i ‘Muzeut Solomoni’, një nga njerëzit unik në Shqipëri.

Kujtojmë se muzeu erdhi për vizitorët në Maj të vitit të shkuar.

Rikthejmë pak nga koha kur Vrusho mbante fjalën në ceremoninë zyrtare të përurimit.

simon vrusho-konica.al

Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje

I pari dhe i vetmi i llojit jo vetëm në Berat e në Shqipëri, por në mbarë hapësirën mbarëshqiptare. Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje, të ardhura nga Vlora, nga Italia, nga Spanja… Dhe këto 25 familje që përbënin një lagje, Mëhallën e Çifutëve do të punonin për ta ringritur Beratin e rrënuar nga pushtimi osman…

Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij që kërkohet ende me ngulm, vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset apo motivet hebraike që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në port e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini. Por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati, kështu, qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim, duke shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase që iu gjenden pranë në ato kohë të tmerrta.

Foto-fakte, fac simile dokumentesh, zbulime topnimish hebraike, kontributi i Kadri & Bektash e Kujtim Cakranit në shpëtimin e hebrenjve, do të shohësh e do të njihesh me historinë dramatike të Sarës, hebreje janinate që në rrethana dramatike do të vinte në Berat, sesi do të humbiste rrugës emrin e saj, por do të gjente e rigjente emrin e profetit Moisi, do të njihesh me fatin e hidhur të hebrejes Taisa Pisha-Batkina, do të takosh arsimimin e nxënësve hebrenj në një klasë, në një bankë me nxënës beratas, etj.etj.

solomoni berat-konica.al

Autori i Muzeut “SOLOMONI” Berat, studiuesi Simon VRUSHO, njëkohësisht ideatori, përgjegjësi, administruesi apo edhe drejtuesi i Muzeut, shprehet: “Më në fund, pas 20 vjetësh, ia dolëm… Muzeu “SOLOMONI” Berat po çelet… Pas disa ditësh do të bëhet ceremonia zyrtare e përurimit ku do të jenë Kryetari i Bashkisë të qytetit të Beratit, kryetari i Qarkut, Prefekti, etj.

Sikundër kanë konfirmuar pjesëmarrjen Rabini i Tiranës, Finman, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, etj.”

Vrusho vazhdon: “Ky nuk është muze total, ku gjasme jepen gjithçka, por është muze me profil të qartë individual dhe me metodologjim të ofruar nga terreni, koha, gjurmët, faktet dhe dokumentet. Edhe koceptimi është disi ndryshe: Vizitori, shkrimtari ndihet në mjediset e muzeut edhe si i shikuar, madje edhe si i pyetur… Ai del nga muzeu me një apel në mendje dhe me një emocion në pulsim…!

solomoni berat-konica.al

Muzeu “SOLOMONI” Berat ndodhet në Rruga “Mihal Komneni”, Nr. 3, në krye të rrugës që të çon në kala…

Studiuesi dhe drejtuesi i muzeut, Simon Vrusho në fjalën e tij në ditën e çeljes së muzeut “SOLOMONI” BERAT, thotë:

“Të nderuar të pranishëm!
I nderuar Z. Rabbin i Shqipërisë dhe Drejtor Ekzektiv i Rabbinatit në Shqipëri, Yisroel Finman!
Të nderuar përfaqësues nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut!
I nderuar Z. Prefekt i Qarkut Berat, Harilla Dafa!
Të nderuar përfaqësues eminentë të komuniteteve fetare mysliman, ortodoks, bektashi!

Muzeu “SOLOMONI”, muzeu që Berati e priste, erdhi.
Muzeu “SOLOMONI”, muzeu që Berati e kërkonte, u gjet.
Muzeu “SOLOMONI”, muzeu që Berati e ëndërronte, u bë realitet.

solomoni berat-konica.al

Është një institucion i memories shkekullore dhe mbarëshqiptare i marrëdhënive, bashkëpunimit e bashkëjetesës dhe të miqësisë të komunitetit hebre me Beratin, me beratasit, me shqiptarët. Një histori 500-vjeçare është ngritur në këtë muze. Sepse era mund të marrë e të fshijë hirin, por jo prushin.

Arkeologjia e foto-fakteve, e foto-dokumenteve, e foto-kujtesës evidenton në këtë Muze një mesazh të urtë, të qartë, të thjeshtë, atë të qeverisjes së mirë dhe me mirësi, me paqe dhe begati, me urtësi dhe filozofi, pra mesazhin e solomontë.

Një muze unik në Berat… I pari dhe i vetmi i llojit edhe në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare, është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje, të ardhura nga Vlora, nga Italia, nga Spanja, nga Portugalia… Dhe këto 25 familje që përbënin një lagje, Mëhallën e Çifutëve do të punonin për ta ringritur Beratin e rrënuar nga pushtimi osman…

Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij që kërkohet ende me ngulm, vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset apo motivet hebraike që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në port e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini, por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati, kështu, qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim, duke shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase që iu gjenden pranë në ato kohë të errëta.

solomoni berat-konica.al

Takon edhe njihesh në këtë muze edhe me historinë dramatike të Sarës, hebreje janinate që në rrethana dramatike do të vinte në Berat, sesi do të humbiste rrugës emrin e saj, por do të gjente e rigjente emrin e profetit Moisi, do të njihesh me fatin e hidhur të hebrejes Taisa Pisha-Batkina, do të takosh arsimimin e nxënësve hebrenj në një klasë, në një bankë me nxënës beratas, etj.etj.

Muzeu “SOLOMONI” Berat hap tani edhe rrugën për muze të tjerë, por jo muze totalë, që duket sikur thonë çdo gjë, por nuk thonë asgjë, pra jo muze totalë, por muze individualë, me individualitet e personalitet.
Muzetë janë fryte të një kujtese të çelur.
Faleminderit të gjithëve!

Tani ftoj nxënësen Atena Sholla, mbesë në familje strehuese hebrenjsh në Berat në Kohën e Holokaustit, t’i ofroj Rabbinit Israel Finman gërshërët për të prerë shiritin e përurimit, për të çelur Muzeun ”SOLOMONI” Berat.”