MENU
klinika

Korrigjimi i kufijve

Doris Pack kundër, kritika Thaçit e Vuçiç

27.02.2019 - 10:06

Ideja për korrigjimin e kufijve në Ballkan ka sjellë edhe reagimin e ish-deputetes së Parlamentit Europian, Doris Pack.

Ish-parlamentarja europiane është shprehur kundër kësaj ideje duke kujtuar rrjedhën historike të periudhës së viteve 1990 në Ballkan.

Pack shprehet se politikanët e sotëm nuk kanë qenë pjesë e politikës së viteve ’90 dhe nuk arrijnë të kuptojnë situatën.

Gjithashtu ajo ka kritikuar edhe dy presidentët e Serbisë dhe Kosovës, duke shprehur habi se si Thaçi dhe Vuçiç janë dakort me këtë ide.

“Nëse jeni vërtet të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur viteve të kaluara në ato vende atëherë nuk duhet të lejoni të ketë ndryshim të kufijve. Nëse kjo ndodhë atëherë shënon fillimin e fundit. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë rajon.

Shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo thjesht nuk e njohin atë.

Por ata që kanë njohuri se çfarë ka ndodhur aty, ata që e njohin rajonin dhe mentalitetin e tij, duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Ajo që po luhet tani nuk është në interesin e Kosovës, 95 për qind e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndryshimit të kufijve. Unë shpresoj se zgjidhja do të gjendet, por jo në ndryshimin e kufirit”, ka shtuar ndër të tjera Pack.