MENU
klinika

Greva e kontrollorëve ajror

Kosovë, bllokohen 8 orë fluturimet nga Prishtina

15.02.2019 - 09:32

Kontrollorët e trafikut ajrorë në Kosovë po vazhdojnë edhe sot grevën.

Kjo po ndodhë pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj.

Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë tetë orëve, duke filluar që nga ora 08:00 e mëngjesit.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajror.

Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimum i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.