MENU
klinika

Zgjedhjet vendore të Qershorit

KQZ merr vendimet dhe pa opozitën, ka kuorumin e nevojshëm

01.02.2019 - 17:07

Vendimet për organizmin e zgjedhjeve të 30-Qershorit, tashmë mund të merren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), edhe pavarisht mungesës së dy anëtarëve të opozitës.

Tashmë, KQZ gëzon kuorumin e nevojshëm të anëtarëve.

Megjithatë, kryekomisioneri Klement Zguri ritheksoi nevojën e dy përfaqësuesve të pakicës politike në Komision.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, u miratua përfaqësimi i partive në 90 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Vendimmarrja u shoqërua me oponencën e përfaqësuesit të PDIU-së, i cili konsideroi shkelje ligji lënien jashtë të partisë që përfaqëson.

Pavarësisht debatit, KQZ miratoi përbërjen e 90 KZAZ-ve, në të cilat 3 anëtarë do jenë të PS-së, 2 të PD-së dhe një i LSI.

Ndërkohë që anëtari i shtatë në KZAZ-të me numër çift do propozohet nga socialistët, ndërsa tek ato me numër tek nga demokratët.