MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

KQZ shpërndan fondet, zbulohet sa përfitojnë partitë

11.02.2019 - 15:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD. Partia Socialiste do të përfitojë 86 milionë ndërsa Partia Demokratike 82.8 milionë lekë.

Ndërkohë LSI, si forca e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. Për t’u ndjekur më pas nga PDIU me 10 milionë, socialdemokratët me rreth 7 milionë lekë.
Partitë politike, bazuar në Kodin Zgjedhor përfitojnë financa nga taksapaguesit, për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor, me dekret të Presidentit.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës