MENU
klinika

Proçesi ndaj Suel Çelës

Krimet e Rënda kërkojnë ndihmën e Interpol, proçesi në ngërç

14.02.2019 - 15:43

Gjykata e Krimeve të Rënda është në pamundësi të çelë procesin gjyqësor ndaj Suel Celës dhe dy të akuzuarëve të tjerë, për sulmin ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan, për shkak se biznesmeni i shumëkërkuar nuk ka marrë njoftim.

Në këto kushte, trupa gjykuese urdhëroi kryerjen e kërkimeve të thelluara për të pandehurin, ndaj të cilit rëndon akuza e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim. Në seancën e së enjtes, gjykata deklaroi se do të kërkojë ndihmën e Interpolit për kërkimet, kjo për faktin se Petrit Çela, babai i të pandehurit ka deklaruar se i biri është larguar jashtë vendit.

Në proces, mungonin gjithashtu edhe dy oficerët e policisë, të cilët janë të dëmtuar nga vepra penale.

Suel Çela akuzohet nga prokuroria si personi, i cili me makinën e tij tip Audi goditi në shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

Nën akuzë për këtë ngjarje, janë vënë edhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë