MENU
klinika

Sa do zgjasë protesta?

Kryemadhi: Protestojmë ku të duam! Nuk dimë si do reagojnë protestuesit!

14.02.2019 - 21:43

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se të shtunën do të jetë një protestë madhështore, paqësore, por se ajo nuk e di se si do të jetë reagimi i shqiptarëve.

“Ne jemi me popullin. Kjo do të jetë protesta më paqësore, por edhe ajo më e forta, më qëndrestarja, më solidja sa i përket reagimit qytetar. Unë nuk e di reagimin qytetar si do të jetë. Ka diapazon deri në fund.

Përplasje? I ka kapur frika. Populli është viktima, përgjegjësi është Rama, ai është xhelati. Rama nuk është viktima.

Rrethimi i kryeministrisë? Ne protestojmë nga të duam. Presim pjesëmarrje të madhe, pasi militantët e partisë më thonë se ka dëshirë të madhe nga shqiptarët për të qenë në protestë si kurrë më parë.

Rama është vetëm. Protesta e ditës së shtunë është me emër ndryshe nga herët e tjera. Kjo protestë është e halleve të shqiptarëve, të rinjve që ikin, pensionistëve që u merren pensionet, bizneset e vogla të falimentuara, protesta e banorëve të unazës së re që po u merren shtëpitë, protesta e infermierrëve, mjekëve, policëve që nuk paguhen.

Humbja e shansit në qershor, do të jetë shkatërrimtare pë Shqipërinë dhe shqiptarët. Moshapja e negociatave, futja e Maqedonisë Veriore para Shqipërisë do të jetë fatale për ne. Kemi shansin e fundit për të ecur drejt BE. Ndryshe nuk dihet ku do shkojmë.

Hapja e negociatave krijon stabilitet për vendin tonë. Nuk kemi më kohë ëprt ë hubmur. Nuk mund të jemi më skllevër të Edi Ramës. Nuk mund të bullizohemi nga një i çmendur si Edi Rama. Nuk mund ta mbajë më peng Shqipërinë, ta ndajë vendin.”, tha Kryemadhi.

“Marrëveshja e frontit opozitar e ka shpjeguar mjaft mirë. Nuk ka rëndësi rotacioni politik për ne, për asnjë parti. Rotacioni vjen nëpërmjet votës. Rama kërkon të manipulojë me këtë ide. Qeveri kalimtare do të thotë hapje negociatave, shkëputje e politikës nga krimi. Ministrat e Ramës janë shërbëtorë të kryeministrit, kriminel, nuk duan t’ia dinë për popullin. Opozita i garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk e duam Ramën? Rama ka ikur, e di vetë se si është. Nëse nuk e largojmë Ramën, ikim unë dhe Basha në shtëpi. Nuk është më i fortë ai se shumica e shqiptarëve”, përfundon ajo.