MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi zbulon arsyet: Nuk donim t’i digjnim mandatet por…

18.02.2019 - 21:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar arsyet që e çuan partinë e saj në djegien e mandateve të deputetëve.

Ajo u shpreh se LSI gjithmonë ka qenë kundër djegies së mandateve pas zgjedhjeve të parakohshme, por pasi pa në protestë sesi ‘u helmuan’ qytetarët jo me gaz lotsjellës, por sipas saj, me helme kimike, vendosën që tashmë opozita nuk ka më asnjë alternativë, veçse këtij vendimi…

“Ajo që sot mund të duket radikale nuk është e tillë, është i vetmi element që i ka mbetur opozitës. Pjesëmarrja e asaj protesta të jashtëzakonshme, protesta më e madhe në Shqipërinë më të rrudhur, duke pasur parasysh që dhe Shqipëria tani më pak banorë se asnjëherë tjetër. Në Spanjë u bë vetëm një protestë më 200 mijë protestues në 30 e ca milion, dhe menjëherë morën vendimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Jo më në një Shqipëri që jemi koshient që nuk është Spanja, por ajo që të bën përshtypje… opozitës nuk i ngeli zgjidhje tjetër, përballë dy rrugëve të mundshme, e para konflikti me dhunë dhe e dyta nënshtrimi ndaj Ramës për të qenë një fasadë e tij.

Djegia e mandateve është e vetmja rruga. Nuk është kjo e rëndësishme, por që ne do i djegim e s’ka më kthim pas.Opozita është shumë precize në hedhjen e hapave të saj. Protestuesit bënë rezistencë, hidhej gaz, ata merrnin veten dhe riktheheshin prapë. Protesta e arriti qëllimin.

Kjo protestë dëshmoi se qytetarët janë kundër Edi Ramës, jo se janë me opozitën, por kundër tij. Mos kujtoni se opozita po të donte për 10 min e merrte godinën dhe ia hidhte fytyrës Edi Ramës, por ne mendojmë se duhet të kemi një zgjedhje tjetër, dhe djegia e mandateve është një veprim i duhur.

Në nuk mund të ngremë institucion mbi popullin pa u sakrifikuar ne të parët, vendimi i sotëm i opozitës është vendim i drejtë edhe pse do dëgjojmë ciu ciu nga njerëz që paguhen nga qeveria, janë inekzistente.Ne kemi mbi 100 mijë njerëz në shesh, që janë paqësorë, dhe 10 veta, edhe një 80 vjeçarë, që kërcejnë mbi tendat e Ramës.

Gazi lotësjellës nuk sjell të vjella por të vjellat vijnë nga lëndë helmuese kimike. Ishte solucion kimik ai që u hodh. Më duket absurditet dhe kriminalitet… ky ka qenë vendimi përfundimtarë, që na çoi në djegie mandatesh, dhe ne jemi kundër djegieve të mandateve apo zgjedhjeve të parakohshme, por nuk kishte me alternativa.”, u shpreh Kryemadhi.