MENU
klinika

Deklarata e Thaçit larg realitetit!

Branbiç: S’ka bashkim të Preshevës me Kosovën!

27.02.2019 - 16:56

Kryeministrja serbe, Ana Branbic i ka cilësuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Thaçi se përmes korrigjimit të kufijve Lugina e Preshevës do t’i bashkohet territorit të Republikës së Kosovës,si deklarat që nuk kanë të bëjnë me realitetin.

Brnabic ka ftuar institucionet e Kosovës që t’i heqin barrierat dhe t’i kthehen dialogut të Brukselit.

“Në Prishtinë është më mirë t’i kthehen realitetit. Le t’i kthehemi dialogut dhe bashkëpunimit, dhe mos t’i rrisim pengesat”, ka thënë Brnabic.

kryeministrja serbe-konica.al

Në diskutimet për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve, presidenti Thaçi vazhdimisht ka deklaruar se do të marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim për Serbinë.

Megjithatë është thënë se tri komunat në pjesën veriore, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, do t’i jepen Serbisë në këmbim të Luginës.