MENU
klinika

Kuçovë

Banorët e fshatit izolohen nga mungesa e urës

16.02.2019 - 18:51

Banorët e fshatit Lumas në bashkinë e Kuçovës, janë të detyruar të përballen me vështirësitë e mungesës të një ure ndarëse mes fshatit të tyre dhe kësaj bashkie. 

Ndërtimi i saj ka qenë premtim i çdo fushate, por siç shprehen banorët, premtimi është bërë vetëm për marrjen e votës, pasi situata është e njëjtë.

Ky përrua ndan në mes fshatin Lumas në Bashkinë e Kuçovës. Në kohë të mirë, njerëzit dhe makinat kalojnë përmes tij për aktivitetet e përditshme. Por gjatë muajve me reshje, ai bëhet i rrezishëm dhe gjysma e fshatit izolohet për shkak të mungesës së një ure.

Lëvizja gjatë kohës së keqe është pikërisht shqetësimi më i madh për këta banorë.

kolana e librave

“Kur vjen lumi këtu nuk ka shans të kalojë asnjeri. Se vdes robi, se sëmuret, nuk do t’ia dijë njeri në botë”

“Është lënë pas dore këtu e 30 vjet demokraci, nuk është vënë dorë fare. Asnjeri nuk më ka puthur aq sa më puthin ata kur vinë për vota”. shprehen disa nga banorët.

Zona është e njohur për prodhimin e ullirit, por banorët thonë se nuk e kanë ndierë kurrë dorën e shtetit.

“Është zonë turistike por nuk vë njeri dorë”. theksojnë ata

Mungesa e investimeve ndër vite është lidhur me mungesën e fondeve nga ish- komuna, ndërkohë që me të njëjtin problem po haset sot dhe Bashkia e Kuçovës.