MENU
klinika

Ekipi verilindor

Kukësi, Gjici konfirmon publikisht Cungun

18.02.2019 - 11:54

Ka ndodhur ajo që “Konica.al” publikoi një ditë më parë, me njëherë pas humbjes së Partizanit në Lac. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që të konfirmojë Armando Cungun në stolin e skuadrës së tij.

Ndonëse mes palëve ka pasur krisje së fundmi si pasojë e rezultateve të dobëta, Gjici ka vendosur të mbajë teknikun shkodran në detyrë dhe pret reagim si nga ai, ashtu edhe nga skuadra.

Gjici ka dalë edhe në një konferencë për shtyp, teksa është shprehur: “Trajneri ka qenë pushim ditën aps ndeshjes, ka qenë në Shkodër si zakonisht.

Tani vijon punën, nuk ka pasur asnjë vendim për ta larguar. Ka besimin tim absolut, sepse loja nuk ka qenë e keqe, përtej rezultateve.

Loja po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. E patë vetë në Durrës që luajtëm shumë mirë, mund të na jepej një penallti, ashtu si për Teutën. Ndoshta edhe arbitri e humbi qetësinë.

Lojë prodhuam, klubi nuk ka marrë asnjë vendim për trajnerin, përndryshe do e kishim zyrtarizuar ne si klub, jo mediat. A kam pasur dyshime? Absolutisht jo, unë i marr vendimet pa ndikimin e askujt dhe nuk pushohet trajneri nga mediat.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN