MENU
klinika

Këngëtarja zbulon emrin

Kush është personi që fshihet pas sukseseve të Dua Lipës?

18.02.2019 - 22:33

Kanë kaluar 4 vite nga momenti kur Dua Lipa u bë e famshme me këngën “Be the One” dhe që nga ajo kohë e deri më sot, këngëtarja që kurrë nuk e ka fshehur origjinën e saj shqiptare, ka arritur thuajse gjithçka në muzikë duke u ngjitur në maja.

LOS ANGELES, CA – FEBRUARY 08: Dua Lipa performs at Hollywood Palladium on February 8, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Oliver Walker/Getty Images)

Që prej asaj kohe, suksesi i Duas nuk është ndalur. Por kush arriti të zbulonte talentin e saj dh eta kthejë në një yll? Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ku shkruajti:

“Menaxheri im dhe shoku i ngushtë @ bentap77 i cili i dëgjonin demot e mia që kur isha 17 vjeçe, por pa diçka në mua. Ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë… por ky ishte një fillim mjaft i mirë për të nisur vitin, mbrëmja Grammy”.

Suksesi i fundit dhe më i madhi është triumfi në Grammy, ku Dua arriti të rrëmbejë dy çmime.