MENU
klinika

Administratori i Flamurtarit

“Kush invadon fushën, të futet në burg”

26.02.2019 - 13:57

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka folur për ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar, teksa thotë se shqiptarët kanë frikë nga policia, por në stadium edhe mund të mos ketë police.

Sipas kreut të klubit vlonjat, duhet të ashpërsohet ligji për dhunën në stadium. “Unë nuk dua të rikthehet policia në stadium. Unë dua të shtrëngohet ligji.

Kjo do të thotë se ai që dëmton fushën të dënohet, për shembull, tre vjet apo pesë vjet me burg. Nuk është punë policie kjo. Shqiptarët kanë frikë vetëm nga policia, por të shtrëngohet ligji.

Perandoria Otomane kishte një gjë shumë të mirë, dyfishonte rrogat dhe trefishonte dënimet. Çfarë është kjo histori? Nuk bëjmë dot pa policinë ne?

Policia andej, polici këtej. Nxirr një ligj në mënyrë të padiskutueshme thuaj se ai që invadon fushën do shkojë tre vjet në burg. Do shikojmë si do bëhen qiqër të gjithë këta.

Këtu ka një problem të thjeshtë. Gjithë ai klub si Partizani nuk mund të dënohet nga katër apo pesë batakçinjtë në fund të fundit. Të jemi me këmbë në tokë, pasi mund të ma bëjnë edhe mua nesër-pasnesër këta.

Siç më hoqën mua pikë me Korçën, u janë futur edhe këtyre tani. Unë e kam thënë dhe e them se shqiptarët duhet që të civilizohen, nuk është punë policie kjo”, – deklaroi Idrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sokol Kushta për Flamurtarin

Kushta: Idrizi negativ? Dha miliona euro