MENU
klinika

Zyra Federale Gjermane

Kush janë telefonat me valët celulare më të rrezikshme

13.02.2019 - 19:14

Një raport i publikuar nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen ndaj Radioaktivitetit thotë se Xiaomi Mi A1 dhe OnePlus 5T janë dy smartfonët që emetojnë radioaktivitetin më të lartë.

Në grafikët e paraqitur do të shikoni smartfonët me radioaktivitetin më të lartë dhe më të ulët.

Smartfonët e prodhuar nga Xiaomi dhe OnePlus janë më të rrezikshmit. Mi A1 regjistroi një vlerës SAR prej 1.75 ndjekur nga OnePlus 5T me 1.68, Mi Max 3 me 1.58, OnePlus 6T me 1.55 dhe HTC U12 Life me 1.48.

Në këtë listë hyjnë edhe Google Pixel 3 XL dhe Pixel 3 në vendin e 7 dhe 12 për radioaktivitetin më të lartë. iPhone 7 gjendet në vendin e 9.

Nga ana tjetër lista e telefonëve me radioaktivitetin më të ulët dominohet nga Samsung. Konkretisht Galaxy Note 8 dhe ZTE Axon Elite kishin vlerat më të ulëta SAR prej 0.17. Ato ndiqeshin nga LG G7 dhe Galaxy A8 me 0.24 SAR.

Galaxy S8+ dhe Galaxy S7 regjistruan një vlerë SAR 0.26. Kujtojmë se sa më të ulët vlera SAR aq më pak të rrezikshëm janë valët e emetuara nga këto telefon.

Çdo do të thonë këto vlera? Sipas agjencisë Gjermane një smartfon i sigurtë ka një nivel radioaktiviteti nën 0.6 SAR, raporton PCWorld.