MENU
klinika

Deklarata

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Shumica ishin shqiptarë

14.02.2019 - 10:40

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Në hapje të seancës plenare për ditën e sotme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.

“Të gjithë jemi njohur me një ngjarje tragjike të një aksidenti në Gostivar, ku kanë humbur jetën 15 qytetarë të Maqedonisë. Për të nderuar dhimbjen dhe për tu gjetur familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre ftoj kuvendin të mbajë 1 minutë heshtje”- tha Ruci.

Rama: Zia e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë në vetëdijen tonë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. Një fat i përbashkët, i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me ratifikimin e protokollit të aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Numri tronditës i viktimave dhe i të plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidencë më së shumti shqiptar na i bën sot edhe emocionalisht shumë më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo lidhje e veçantë historike dhe politike gjen mishërim në aktin e votimit të sotëm unanim të Kuvendit. Ne jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia dhe do të bëjmë patjetër që na takon, me përpjekjen solidare për të lehtësuar dhimbjen e madhe.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD