MENU
klinika

Detajet

Kuvendi shqiptar ratifikon protokollin për Maqedoninë në NATO

14.02.2019 - 11:53

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas votimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferri, i cili ishte i pranishëm në sallë gjatë momentit të votimit.

“Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedonin e Veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëmshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë, por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kultutor.

Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përshkushtim”-tha Xhaferri

Votimi është bërë në prani të deputeti demokrat, Edi Paloka i cili nuk ka pranuar të dalë nga salla e kuvendit, pas kërkesës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili kërkoi përjashtimin e tij pas incidentit në hyrje të seancës kur Paloka sulmoi kryeministrin Rama me një shiringë boje.

Kreu i Kuvendit njoftoi se seanca do të ndërpritet menjërherë pas mbylljes së protokollit për votimin e pranimit të Maqedonisë në Nato.