MENU
klinika

Higjena!

Ky trajtim natyral zhduk gurëzat e dhëmbëve në vetëm 2 minuta!

27.02.2019 - 19:09

Ju njohim me një mënyrë tepër efikase natyrale që zhduk pllakëzat bakteriale në vetëm 2 minuta…

Ju nevojiten këto përbërës:

Sodë buke;
Pastë dhëmbësh;
Limon;
Uthull molle;
Vaj kokosi;
Fletë alumini.

Duke përdorur përbërësit e mësipërm, ndiqni këto hapa:

  1. Shtoni 2 lugë sodë buke brenda në një enë. Soda e bukës ka efekt antibakterial. Ajo ka antacid që rikthen bilancin e pH në gojë. Ajo jo vetëm që heq gurëzat, por edhe zbardh dhëmbët.
  2. Miksoni sodën e bukës me pastë dhëmbësh.
  3. Pastaj, ndajeni limonin në gjysmë dhe shtoni lëngun e gjysmës së limonit tek përzierja. Vini re se si përzierja reagon ndaj aciditetit të lëngut të limonit.
  4. Shtoni 1 lugë gjelle uthull molle. Uthulla e mollës gjithashtu ka një efekt fantastik për zbardhjen e dhëmbëve.
  5. Shtoni 1 lugë gjelle vaj kokosi në përzierje. Vaji i kokosit ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.
  6. Përzieni përbërësit mirë.
  7. Merrni fletën metalike prej alumini dhe priteni atë sipas madhësisë dhe gjatësisë së dhëmbëve tuaj. Ajo duhet të jetë në gjendje të përfundojë plotësisht rreshtat e dhëmbëve.
  8. Shto përzierjen në fletën e aluminit të palosur.
  9. Mbyllni fletën rreth dhëmbëve tuaj të poshtëm. Përsëritni të njëjtën procedurë edhe për dhëmbët tuaj të sipërm. Lëreni të veprojë për dy minuta.
  10. Fërkojini dhëmbët me furçë për disa sekonda dhe shpëlajini më pas me ujë të bollshëm.

Meqë përbërësit janë acidë, këshillohet ta bëni këtë trajtim në shtëpi dy herë në javë. Konsultohuni me dentistin tuaj para se të provoni këtë metodë për të shmangur ndonjë efekt anësor të mundshëm…