MENU
klinika

NBA

Lakers rrezikojnë play off-in, marshojnë Raptors

06.02.2019 - 11:31

Los Angeles Lakers po zhgënjejnë, duke bërë një sezon plot luhatje. Ekipi kalifornian u mund thellë 136-94 nga Indiana, ndeshje e dominuar nga kjo e fundit.

Bogdanovic me 24 pikë e Turner me 22 ishin shënuesit më të mirë, ndërkohë që diferencën e bënë lojtarët e stolit, nga ku erdhën 66 pikë.

Rikthimi i LeBron James (18 pikë) nuk ndikoi te Lakers, që bënë një ndeshje të dobët, i pambështetur si duhet nga skuadra.

Fiton skuadra e Oklahomës, që mundi 132-122 Orlando, ndeshje e vendosur në periodën e fundit në favor të vendasve. Vazhdon momenti i mirë i Rajon Rondo, që realizoi 39 pikë, ndërsa Russell Westbrook realizoi sërish një “triple double”, me 16 pikë, 15 rebound e 16 asist. Skuadra e Torontos mposhti 119-107 Philadelphia jashtë fushe,  duke ruajtur pozitat në krye të renditjes në Lindje.

Në takimet e tjera, ekipi i Clippers fitoi në sekondat e fundit 117-115 ndaj Charlotte jashtë fushe, ndeshje ky dyshja Harris-Williams realizoi 65 pikë së bashku.

E njëjta situatë edhe në fitoren 108-106 të Memphis ndaj Minnesota, me vendasit që triumfuan falë 25 pikëve të Conley dhe 23 të Jackson. Ekipi i Miami, falë 28 pikëve të Whiteside mposhti 118-108 Portland, ndërsa triumfoi 105-92 ndaj New York, sfidë ku u dallua Griffin me 29 pikë.