MENU
klinika

Zbarkon në Rinas

Lasgushi ‘rikthehet’ në Shqipëri. Air Albania nis sërish fluturimet

12.02.2019 - 17:55

Zërave për  falimentimin e ‘Air Albania’ duket se u është përgjigjur vetë ‘Lasgushi’, avioni që mban emrin e poetit të madh.

Edhe pse disa media të vendit thanë se ‘Lasgushi’ është në Stamboll, pasi ‘Air Albania’ është lënë në harresë dhe avionët janë kthyer në Turqi, duket se kompania vijon aktivitetin.

Mësohet se avioni ‘Lasgushi’ është kthyer në Shqipëri në orën 17:00. Sipas informacioneve nga Aeroporti Nënë Tereza, mësohet se ‘Air Albania’ do të rikthehet së shpejti me fluturimet, ku priten të shtohen linjat që do të operohen.

air albania-konica.al

Para një jave, një portal zvicerian “CH Aviation”, i specializuar për zhvillimet në industrinë e Aviacionit, pohoi se “Air Albania” është lënë në harresë, ndërkohë që avionët e siguruar nga “Turkish Airlines” janë rikthyer në Turqi.

Në qershor të 2018-ës, u krijua kompania “Air Albania” me 3 aksionerë: “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”.

air albania-konica.al

Menjëherë pas krijimit, shefi i qeverisë shqiptare dha edhe afate konkrete se kur shqiptarët do të udhëtonin me kompaninë e tyre ajrore.

Belinda Balluku, ministrja aktuale e Infrastrukturës, në atë kohë drejtoreshë e “Albcontrol”-it, premtoi se më në fund shqiptarët do të shpëtonin nga çmimet e kripura të biletave që paguajnë aktualisht.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët

Gjykon Nuredin Dumanin dhe të pandehur të tjerë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula