MENU
klinika

Kupa e Italisë

Lazio-Milan, finalisti përcaktohet në kthim

26.02.2019 - 22:54

Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Lazio dhe Milan nuk kanë arritur të shënojnë, duke mbyllur 0-0 sfidën në “Olimpico” dhe gjithcka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

Lazio ka qenë më kërkuese në 45 minutat e para, por Immobile dhe Correa nuk ishin të saktë në fazën finalizuese.

Në pjesën e dytë ka pasur ritëm më të mirë, gjithsesi, skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse, ku Strakosha për Lazion dhe Donnarumma për Milan pak punë kanë pasur.

Nesërmbrëma do të luhet gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Fiorentinës dhe Atalantës. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh.