MENU
klinika

Deklarata

LDK do rrëzimin e qeverisë, pranon edhe ‘votën serbe’

03.02.2019 - 13:40

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron gjendjen aktuale në Kosovë si situatën më të vështirë për vendin.
Partia pohon se është gati për zgjedhje, madje aktualisht edhe votat e Listës Serbe do të pranohen për ta rrëzuar Qeverinë.

Sekretari i LDK, Ismet Beqiri, tha se partia e tij është e gatshme për rrëzim të qeverisë sapo të  ketë në dispozicion votat për ta bërë këtë gjë.

Ismet-Beqiri-konica.al
“Ne e kemi interesimin dhe iniciativën për rrëzim të qeverisë për mocion ndaj qeverisë, mocion mosbesimi, por mbi të gjitha ka mungesë votash ne jemi të vetëdijshëm kemi pas diku 58 vota si opozitë, por kanë ndryshuar gjërat fatkeqësisht, PSD-ja tani thonë që i kanë të gatshëm nënshkrimet edhe ne i kemi, neve na duhet dikush nga koalicioni qeverisës nëse i sigurojmë votat pse jo duhet me përdor këtë mocion me rrëzu këtë qeveri, e rrugës do ishte këta vetë me shku, por vetëm nëse i prishin raportet për interesa se nuk e besoj se ndodh”, tha Beqiri.

Ai shton se edhe votat e Listës Serbe do të pranohen nëse janë të nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

“Mocionin eventual që do ta paraqitnim ne, kushdo që na bashkëngjitet nuk kemi me shiku i cilës parti është sepse ke bërë një koalicion qeverisës me vota edhe të shqiptarëve edhe të komuniteteve tjera nuk mundesh me thënë se ju tjerët nuk mundeni me vota të tjerëve me rrëzuar këtë qeveri, por nëse ne nuk bën atëherë pse pe mbani ju me vota të tjetër kujt, në këtë rast të komunitetit serb dhe tjerave, prandaj këto hipokrizi nuk mund të kalojnë tek qytetarët”, nënvizoi Beqiri.

Ndërsa duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, Beqiri ka thënë se LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër taksës, por kundër vendimeve për të cilat nuk është marrë pëlqimi i SHBA-së dhe BE-së.