MENU
klinika

Simptomat dhe rreziqet

Lentet e kontaktit/ Mësoni rrezikun e tyre!

17.02.2019 - 17:17

Mbajtja e lenteve të kontaktit ju vë në rrezik disa kushte serioze duke përfshirë infeksionet e syve dhe ulçerat e kornesë.

Këto kushte mund të zhvillohen shumë shpejt dhe mund të jenë shumë serioze. Në raste të rralla, këto gjendje mund të shkaktojnë verbëri.

Ju nuk mund të përcaktoni seriozitetin e një problemi që zhvillohet kur mbani lente kontakti. Ju duhet të merrni ndihmë nga një profesionist i kujdesit të syve për të përcaktuar problemin tuaj.

Nëse keni ndonjë simptomë të acarimit apo infeksionit të syve, largoni lentet menjëherë dhe mos i vendosni ato në sy dhe kontaktoni okulistin menjëherë.

lente kontakti-konica.al

Mos i hidhni lentet. Ruajini ato dhe i merrni me vete kur të bëni vizitën. Mjeku mund të dëshirojë t’i përdorë ato për të përcaktuar shkakun e simptomave.

Simptomat e Irritimit të Syrit ose Infeksionit:

-Siklet;

-Lotim;

-Ndjeshmëri të pazakontë ndaj dritës;

-Kruajtje , djegie, ose ndjenja të rënda;;

-Skuqje e pazakontë;

-Shikim i turbullt;

-Ënjtje;

-Dhimbje;

Rreziqet serioze të lenteve të kontaktit:

Simptomat e acarimit të syrit mund të tregojnë një gjendje më serioze. Disa nga rreziqet e mundshme serioze të mbajtjes së lenteve të kontaktit janë ulcerat e kornesë, infeksionet e syve dhe madje edhe verbëria.

Ulcerat e korneas ( pjesa transparente e përparme e syrit ) janë plagë të hapura në shtresën e jashtme të kornesë. Ato zakonisht shkaktohen nga infeksionet.

operacioni-i-syve-konica.al

Për të zvogëluar shanset e infeksionit, duhet të:

Fërkoni dhe lani lentet tuaja të kontaktit sipas udhëzimeve të okulistit .

Pastroni dhe dezinfektojeni lentet sipas udhëzimeve të etiketimit.

Mos e ekspozoni lenten tuaj të kontaktit në ujë. Asnjëherë mos përdorni ujë jo-steril (ujë të distiluar, ujë të pijshëm ose solucionet e kripës).

Hiqni lentet e kontaktit para notit. Ekziston rreziku i infektimit të syve nga bakteret në ujin e pishinës apo nga uji I kripur i detit .

Zëvendësoni lentet çdo 3 muaj ose sipas udhëzimeve të mjekut.