MENU
klinika

Deklarata

Lirimi i Gert Gjinararit, Gjonaj pezullon drejtorin e burgut të Drenovës

20.02.2019 - 13:54

Lirimi i të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinarari ka sjellë reagimin e ashpër të ministres Etilda Gjonaj.

Sipas Gjonaj, lirimi i të dënuarit për vrasjen e të fortit të Tiranës është në kundërshtim me kriteret ligjore.

Në një prononcim për mediat, Gjonaj tha se në kuadër të masave të marra për këtë vendim është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë.

“Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”, theksoi ministrja.

Gert Gjinarari fitoi lirinë me vendim të gjyqtarit Markelian Kuqo. Në argumentimin e tij, gjyqtari Kuqo shprehej se vendimin e ka mbështetur në disa kompentet si:

Është rehabilituar plotësisht, ka sjellje shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës“.