MENU
klinika

Premier League, Java 25

Liverpool ngec përsëri, kreu në rrezik

04.02.2019 - 22:55

Dy barazime radhazi për Liverpool dhe tashmë kreu vihet në rrezik. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë me west Ham dhe tashmë City është vetëm 3 pikë larg.

Megjithëse kaluan të parët në avantazh me Sadio Mane (një gol me fat pasi përgatitësi i golit Milner ishte dy metra pozicion jashtë loje), West Ham barazoi pak më pas me Antonio-n.

Liverpool nuk krijoi volumin e zakonshëm të lojës dhe sidomos në sulm ishin tepër të ngadaltë, por kjo edhe për meritë të mbrojtësve të West Ham.

Liverpool ka humbur freskinë e javëve të fundit dhe tani lufta e drejtpërdrejtë me Man City-n ka filluar përsëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN