MENU
klinika

Shifrat sipas BSH

Llogaritë e-banking/ Dy vitet e fundit numri është dyfishuar

13.02.2019 - 13:19

Bazuar në disa statistika të realizuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re se numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arrin deri në 400 mijë për vitin e kaluar.

Bazuar në këto shifra, numri i llogarive bankare me internet është rritur me 24% krahasuar me dy vie më parë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar për akses përmes internetit 55 mijë llogari të reja individësh dhe 21 mijë llogari biznesesh.

Llogaritë e individëve:

-Mbizotërojnë me 83% të totalit
-Rreth 13% e llogarive në sistemin bankar aksesohen përmes internetit

Mundësitë që ofron sistemi financiar:

-Vitin e kaluar volumi total i pagesave nga shtëpia arriti 886 miliardë dollarë
-Rritja vjetore shënoi vlerën 61%
-Numri total i pagesave arriti 2.9 milionë
-Në 2017 ishte më pak se 2.3 milionë/ E.S