MENU
klinika

Detajet

Lushnjë/ Shembet ura para godinës së Hipotekës

07.02.2019 - 12:55

Një rrëshqitje dheu poshtë urës, në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjës, ka bërë që ura të shembet plotësisht dhe prej dy ditësh, kjo rrugë është bërë e pakalueshme, pasi është shembur në të gjithë gjatësinë e saj.

Shkak për shembjen e saj është bërë gërryerja nga një përrua, i cili kalon përmes kësaj lagjeje.

Por, veç përroit, shkaktar për shembjen janë edhe kalbja e hekurave të vendosur nëntokë, si dhe amortizimi i rrjetit të ujërave të zeza e të bardha, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në gërryerjen e tokës.

Bashkia e Lushnjës, ndërkohë, ka nisur menjëherë ndërhyrjen për riparimin e saj.

Rrezik nga gërryerja e përroit ka edhe godina e Hipotekës së Lushnjës. Në oborrin e Hipotekës, prej kohësh është hapur një gropë e madhe, e cila çdo ditë vazhdon të zmadhohet si pasojë e gërryerjes nga përroi.

Ndërsa banorët thonë se, problem është era e rëndë që ka ky përrua, pasi në të kalojnë edhe ujërat e zeza, duke shkaktuar ndotje të madhe.