Kënga “Soldi” e këngëtarit të ri Mahmood është shpallur fituese e edicionit të 69 të Sanremos në Itali.
Nata finale ishte me të vërtetë e magjishme, madje pati vlerësime të shumta edhe nga Adriano Celentano. Po ashtu, edhe rivaliteti ishte i madh, por në fund Mahmood triumfoi mbi të tjetër, duke surprizuar.
Madje edhe vetë këngëtari nuk po e besonte një gjë të tillë, duke pyetur prezantuesit nëse ishte e vërtetë!
#Mahmood vince #Sanremo2019. Reaction
cc @matteosalvinimi #Salvini #Soldi #Ultimo pic.twitter.com/sCXyfdHPfg
— nonleggerlo (@nonleggerlo) February 10, 2019
Tashmë, pas Ermal Metës, Italia ka mësuar edhe emrin e këngëtarit të ri që do ta përfaqësojë këtë vit në Eurovision, i cili do të zhvillohet në Izrael.